Në Montebelluno, Nusret Pllana kujton gjenocidin që e kanë pësuar Shqiptarët gjatë viteve ’90 – ta

Në Montebelluno, Nusret Pllana kujton gjenocidin që e kanë pësuar Shqiptarët gjatë viteve ’90 – ta

“Një qortim fuqive të botës, mbroni popujt e brishtë”.

 Në ambientet e Bibliotekës së Montebellunos është mbajtur paraqitja e librit të Prof. Nusret Pllanës Terrori i Serbisë pushtuese mbi Shqiptarët, që e ka promovuar Shoqata kulturore shqiptare dhe kosovare Zëri i Atdheut, të Montebellunos, e udhëhequr nga  Isuf Zenelaj, me pjesëmarrje të bashkësisë shqiptare dhe kosovare, të integruar me dekada  të ndryshme në rrethin  e Venetos.

Mbrëmjen e ka hapur avokatja Barbara Baretto Vogliano me përshëndetje të administratës komunale, që është e lidhur në veçanti me shqiptarët montebellunezë dhe me historinë e Ballkanit, duke përkujtuar historinë e rezistencës së qëndresës  së etnive të cilat kanë kundërshtuar Serbinë me zhvillime të tmerrshme që mund të shkaktojnë këto luftëra.

“Prof. Pllana – komenton Barbara Beratto Vogliano – ligjërues i Universitetit të Prishtinës, ka dokumentuar me çelës të vërtetësisë dhe saktësisë së plotë pushtimin e Serbisë, të cilin e ka përjetuar edhe ai personalisht gjatë viteve ’86 – ’99, të kulmuar  me rrethim dy mujor, që  ka përjetuar popullata shqiptare që  përbënë 96%,  të përjashtuar nga shtëpitë dhe tokat e tyre”.

“Një gjenocid, vazhdoi avokatja montebelluneze, kundër një populli të tërë afro 2 milion njerëz, me mijëra të vrarë, të zhdukur dhe të burgosur. Një popull që bartë në vete plagë që i ka përshkruar mirë në librin e tij Prof.Pllana, si qortim fuqive të mëdha që t’i mbrojnë popujt e brishtë dhe në vështirësi.

Mendimi është për atë çka po ndodhë në Ukrainën e afërt, në shenjë të solidaritetit nga ana e pjesëmarrësve.”

(Përktheu nga italishtja: Prof.dr.Dom Lush Gjergji)

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …