Një jetë me grushtin lartë e në shërbim të Kombit e Atdheut !
Me pikëllim të thellë njoftojmë shokët e idealit dhe ilegales, miqtë e dashamirët tanë si dhe armiqtë e përbetuar e të palodhshëm të fantazmës se bashkim-vëllezërimit me sllavët e jugut, se papritmas nga një infrakt , sot me 18 maj, larg Atdheut ndërroi jetë në moshën 52 vjeçare, revolucionari i orëve të hershme, atdhetari e aktivisti i çështjes kombëtare, e vëllai i dy dëshmorëve të Atdheut, Xhevdet Musë Balaj nga Isniqi i Shqipërisë!
Nga mosha 15 veçare u poq si kuadër dhe u radhit në ilegale,kur aktivistet e saj numëroheshin me gishta!
Priste me padurim në kullën e Tij shokët e ilegales të asaj kohe, si Enver Topallin, Nuhi Berishën, Malë Morinën, Rasim Malokun e shumë të tjerë, që akoma sot janë në jetë.
Qe nga viti 1982 ai u bë anëtar i Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në ish-Jugosllavi,(LRSSHJ).Pas luftës për supermaci në gjirin e Lëvizjës Revolucionare të Atdheut dhe, përçarjes së Lëvizjës në grupe,vendosi me një përkushtim e përvojë të pashoqe, që nga themelimi në vitin 1986 të jetë antar aktiv i Grupit Komunist të Kosovës(GKK-ë). Pas transferimit të GKK-së në Organizatën Revolucionare Shqiptare(ORSH)kreu detyra të rëndesishme në gjirin e kësajë organizate, si dhe më vonë në Partinë Revolucionare Shqiptare (PRSH-ë) ku ishte njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit të Kosovës për Informimin e Opinionit Botëror,(KKIOB).
Me pas, ai mori pjese shume aktive në themelimin e celulave të para, këtej Bistrice, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Më vonë ai u angazhua edhe në formacionet ushtarake të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH-ë) Ishte i vendosur , i pathyshëm dhe i pakthyshën në idealet per çlirimin e bashkimin e Atdheut! Lamtumirë shok e vëlla Xhevdet!
Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të Xhevdet Balës! Për varrimin e këti burri të Atdheut ju njoftojmë ditët në vijim, Të pikëlluarit por krenare ; Familja Bala nga Isniqi i Shqipërisë.
Mërgim me, 18.5.2021.