Në moshën 65-vjeçare ka ndërruar jetë, RAGIP YMERI, pjesëtar i familjes së njohur atdhetare nga Gllogovci i Lipjanit

Në moshën 65-vjeçare ka ndërruar jetë, RAGIP YMERI, pjesëtar i familjes së njohur atdhetare nga Gllogovci i Lipjanit

Në moshën 65-vjeçare ka ndërruar jetë  RAGIP  YMERI, pjesëtar i familjes së njohur atdhetare  nga Gllogovc i Lipjanit. I ndjeri është vëlla  i Naim Ymerit, luftëtarit të lirisë,  eprorit të UÇK-TMK-FSK-së, kryesues i logjistikës  në zonën e Brigadës Kumanova,  pastaj në  Zonën Operative të Neredimes e gjetkë. Me këtë rast Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë, familjes Ymeri, i dërgon telegram ngushëllimi për kontributin madhor dhënë luftës së UÇK-së. Në njoftimin mortor të familjes thuhet; Me dhimbje të madhe dhe zemra të thyera ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vëllait, babait dhe gjyshit tonë të dashur, RAGIP YMERI Ai ndërroi jetë duke lënë pas një zbrazëti të pashlyeshme në zemrat tona dhe kujtime të çmuara që do të jetojnë përherë. Varrimi u bë  sot në ora 13:00, në varrezat e fshatit Gllogovc – Lipjan. Falënderojmë  të gjithë ata miq e dashamirë që na u na bashkuan  për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për të ndarë dhimbjen tonë të përbashkët.

Me pikëllim të thellë,

Familja Ymeri

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …