Hasan Meta, i cili ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare ka qenë një veprimtar i njohur, mjek me profesion, luftëtar i lirisë dhe veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitet 90 ka qenë edhe anëtar i kryesisë së Partisë Parlamentare të Kosovës dhe më pas i angazhuar edhe në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Ka qenë deputeti i Kuvendit të Kosovës në vitet 2000-2003.
Hasani ka qenë një veprimtar konsekuent i Çështjes Kombëtare, i përkushtuar për çlirim dhe bashkim. Ai ka lënë pas familjen dhe tre bij. Hasan Meta do të mbahet mend për shumëçka të mirë, që i ka sjellë familjes, kombit e atdheut.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshi.