Në moshën 81-vjeçare, ka ndërruar jetë, James F. Dobbins, diplomati amerikan që ndihmoi në çlirimin e Kosovës

Në moshën 81-vjeçare, ka ndërruar jetë, James F. Dobbins, diplomati amerikan që ndihmoi në çlirimin e Kosovës. Siç raporton “New York Times“, ai do të mbahet mend edhe si diplomat që pati role në prapaskenë në disa prej çështjeve më delikate transatlantike të Luftës së Ftohtë, përfshirë negociatat tregtare dhe transportin e armëve bërthamore në Evropën Perëndimore. Ai ka shërbyer si emisar special në Haiti, gjatë intervenimit amerikan më 1994 dhe 1995, kurse më vonë mori rol për ruajtjen e paqes dhe rindërtimin në Bosnje dhe Kosovë. Familja e tij ka njoftuar se Dobbins ka vdekur në spital, si pasojë e komplikimeve nga sëmundja e Parkinsonit.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për përurimin e bustit të Heroit të Kombit, Shaban Polluzha

Në kuadër të ditës së shkollës “Shaban Polluzha” në Polluzhë, me 4 prill 2025, do …