Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare nëna e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Aneta Rama. Zemra e nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e dha vetë kreu i qeverisë shqiptare përmes një postimi. “Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plotë përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam” ka shkruar Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …