Ismail Kadare

Në moshën 88-vjeçare ka vdekur shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare  u lind  Gjirokastër, 28 janar 1936) është akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik[ dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin «Man Booker International» më 2005, çmimin «Princesa de Asturias» për Artet më 2009 dhe Çmimin «Jeruzalem» më 2015. Viteve të fundit ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Qëndrimet kritike janë të ndara nëse Kadareja duhet parë si disident apo si konformist gjatë regjimit komunist.  Ai qe ndër zërat e pakët kritikë, por mendohet se kjo qe e mundur në sajë të mbrojtjes nga vetë, Enver Hoxha. Është parë njëherësh si ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohor, por edhe si nacionalist mendjengushtë.

Disa akademikë janë përsiatur rreth përshkrimit që shkrimtari i ka bërë Shqipërisë nën Perandorinë Osmane si të ndikuar nga prodhimi artistik Orientalist i kohës së regjimit, e përkufizojnë si eurocentrist, esencialist, fundamentalist dhe anti-modernist, duke u bërë shkak i rritjes së islamofobisë dhe racizmit. Në Shqipëri shihet si përfaqësuesi i mitologjisë anti-myslimane.

 

Veprat e Ismail Kadaresë:

 

Frymëzimet djaloshare, 1954

Endërrimet, 1957

Shekulli im, 1961

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, 1963 – The General of the Dead Army

Perse mendohen këto male, 1964

Vjersha dhe poema te zgjedhura, 1966

Qyteti i jugut, 1967

Dasma, 1968 – The Wedding

Motive me diell, 1968

Kështjella, 1970 – The Castle

Autobiografi e popullit ne vargje dhe shënime te tjera, 1971

Kronik‘ n‘ gur, Tirana, 1971 – Chronicle in Stone

Dimri i vetmisë së madhe, 1973

Linja te largëta, shënime udhëtimi, 1973

Nëntori i nj‘ kryeqyteti, Tirana, 1975

Poezia shqipe 28, 1976

Koha, vjersha dhe poema, 1976

Emblema e dikurshme, tregime e novela, 1977

Dimri i madh, 1977 – The Great Winter

Ura me tri harqe, 1978 – The Three-Arched The Bridge

Prilli i thyer, 1978 – Broken April (published in Gjakftohtesia, 1980)

Poezi, 1979

Buzëqeshje mbi bote, 1980

Gjakfohtësia, 1980

Autobiografia e popullit ne vargje, 1980 – The Autobiography of the People in Verse

Kush e solli Doruntinën, 1980 – Doruntine

Një dosje pr Homerin, 1980

Sjellësi i fatkeqësisë, 1980

Viti i mbrapsht, 1980

Krushqit janë të ngrirë, 1980

Vepra letrare, 1981-89 (12 vols.)

Nëpunësi i pallatit te ëndrrave, 1981 – The Palace of Dreams

Prilli i thyer, 1980 – Broken April

Koha e shkrimeve: tregime, novela, përshkrime, 1986

Koncert n‘ fund t‘ dimrit, 1988 – The Concert

Eskili, ky humbës i madh, 1990

Ftese ne studio, 1990

Migjeni ose uragani i ndërprerë, 1990

Ardhja e Migjenit ne letërsine shqipe, 1991

Endërr mashtruese, tregime e novela, 1991

Printemps albanais, 1991

Nga një dhjetor ne tjetrin, 1991 – Albanian Spring

Përbindëshi, 1991

Invitation a l’atelier de l’ecrivain suivi de Le Poids de la Croix Paris, 1991

Pesha e kryqit, 1991

Nata me hënë 1992

La Pyramide, 1992 – The Pyramid

Oeuvres, 1993-94

Vepra, 1993-94

Noel, une anthologie des plus beaux textes de la litterature mondiale, 1994

L’ombre, 1994

Albanie, 1995

La legende des legendes, 1995

Visage des Balkans, 1995

Dialog me Alain Bosquet, 1996

Shkaba, 1996

Spiritus, roman me kaos, zbulese dhe cmers, 1996

Kushëriri i engjejve, 1997

Poemes, 1957-1997, 1997

Kontrolloni gjithashtu

Në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të famshëm çek gjermanisht-folës Franz Kafka, mbahet aktivitet kulturor në Shqipëri

Në Qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës …