Në moshën 87 vjeçare ka vdekur, Ramadan Isuf Pllana

Në moshën 87 vjeçare ka vdekur, Ramadan Isuf Pllana

Familja Pllana në Arbnesh të Prishtinës,  njofton miqtë dhe farefisin se, sot, pas një sëmundjeje  të rëndë e të gjatë, në moshën 87 vjeçare, ndërroi  jetë familjari i dashur i tyre Ramadan (Isuf) Pllana. Varrimi bëhet sot (30 shtator 2021), në ora 14.oo në varrezat e fshatit Arbnesh të Prishtinës! Për shkak të rrethanave me  pandeminë nuk do të ketë të pame, por ngushëllimet i pranojmë në të gjitha format tjera të kontaktit, thuhet në njoftimin e familjes.

Familja Pllana e Arbneshit i ka dhënë një kontribut të madh luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës. I ndjeri, Ramadan Isuf Pllana është baba i veprimtarit, të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë dhe folësit të parë të Radios-Kosova e Lirë, dr. Nusret Pllana.

Me këtë rast, stafi i Radios Kosova e Lirë, i shpreh ngushëllime familjes Pllana të Arbneshit, për humbjen e familjarit, i cili ka qenë pjesë e përpjekjeve kolektive të shqiptarëve liridashës  të gjeneratës së tij, për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Familja Pllana të ndihet krenare për jetën dhe veprën e më të dashurit e më të respektuarit të tyre, babait, gjyshit xhaxhait, mikut, Ramadan Isuf Pllana,  thuhet në telegramin e  ngushëllimit të stafit të Radios-Kosova e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …