Në moshën 88-vjeçare, ka ndërruar jetë Hajrullah Hyseni nga Zahaqi i Pejës, të cilit serbët i kishin vrarë katër bij dhe dy nipa. Lajmin e ka bërë me dije ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj. “Ka ndërruar jetë, miku im Hajrullah Hyseni, babai që iu vranë katër djem në luftë dhe dy nipa. Pas shumë vuajtjeve e dhimbjeve shpirtërore, Hajrullah Hyseni sot ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. E njoha kur kishte ardhur me Naserin në Prishtinë për rregullimin e varrezave të dëshmorëve në Zahaq. Baca Hajrullah rrinte i heshtur dhe fliste pakë! Atë ditë kur u bë rregullimi i varrezave përkundër dhembjes së madhe dukej shumë i gëzuar. Shpirti i tij u prehtë në paqe! Ngushëllime familjes miqve e farefisit!”, ka shkruar Selmanaj.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …