Në moshën 91 vjeçare është ndarë nga jeta Nasho Jorgaqi. Ai lindi në vitin 1931 në Fier. Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime. Nasho Jorgaqi punoi në vitet e fundit edhe si bashkëpunëtor i redaksisë së Kulturës në gazetën DITA. Botuesi, Kryeredaktori dhe stafi i gazetës i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Jorgaqi, miqve dhe kolegëve.