Në moshën 9o-vjeçare, ka ndërruar jetë shkrimtari dhe dramaturgu i mirënjohur shqiptar, Fadil Kraja. Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër në 19 nëntor nga ora 9.oo deri në orën 12,oo në hollin e teatrit “Migjeni”.
Fadil Kraja u lind në Shkodër, në vitin 1931. Shkollën e mesme e kreu ne gjimnazin e Shkodrës, Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhe-Letërsi. Pas diplomimit punoi ne profesionin e mësuesit te cilin e trashëgonte edhe nga familja e tij. Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë. Në atë kohë nuk kishte shkollë në këtë fshat kështu që mësimi zhvillohej në shtëpinë e njërit prej banoreve, Hasan Metit. Kjo shkolle kishte 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra: Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, dhe 4 mësues; Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani. Fadil Kraja kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan me pas në fusha të ndryshme psh. ne letërsi dhe art. Ai luajti rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës si mesues i letersise. Me vone ai punoi si pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër. Për disa kohë drejtoi Klubin e Rinisë dhe më vonë qe anëtar i përhershëm i Këshillit Artistik në Teatrin “Migjeni”. Nga viti 1972 gjer më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.
Fadil Kraja është nderuar me titujt “Kalorësi i urdhrit së Skënderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “ Krenaria e Qytetit”.
Krijimtaria dhe emri i tij lidhen ngushtë me Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe Teatrin “Migjeni” të Shkodrës ku në këtë të fundit kontribuon prej 60 vitesh.
Veprat e tij janë luajtur e vazhdojnë të luhen nga trupat teatrale të Kosovës, por edhe të Diasporës e të qyteteve të ndryshme në Shqipëri.
Fillimet e para në krijimtari datojnë në moshë të re. Vëllimi i parë poetik “Kënga ime” (1954) fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë.
Vëllimet poetike të tij janë:
“Kënga ime”
“Melodi malësore”
“Jehona malesh”
Vëllime me tregime
“Kandidatja e fundit”
“Ndodhitë e Nereidës”
“Fajin e kishte Besa”
Romanet:
“Britma e një gruaje”
“Pengu i diellit”
“Balada e nënës”
Kraja ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden: “Fisheku në pajë”, i cili vetëm në Shkodër u shfaq rreth 500 herë,
“Sinjalet e natës”
“Shpartallimi”
“Baca i Gjetajve”
“Gjaku i Arbërit”
“Djem të mbarë”
“Çështja e Blertës”
“Flamur në dasëm”
“Rozafa”
“Kur flasin zemrat”
“Luani i shtëpisë”
“Çështje familjare”
“Njerëz të ditëve tona”
“Mos më shkimë hisen e diellit”
“Jorgani”
“Ditari i një mësuesi”
“Dopio gjashta”,
“Dy jetë”
“Midis dy dhimbjeve”
“Surpriza”
“Martesë me internet”
“Nata e fundit”, si dhe shumë drama për fëmijë, skenarë filmash, librete operash dhe operetash.