Një makinë në të cilën gjendej bija e politologut dhe filozofit të famshëm rus Aleksander Dugin shpërtheu të shtunën vonë në Moskë, në autostradën Mozhajskoje, kurse dëshmitarët pohuan se shpërthimi i automjetit ndodhi në mes të rrugës dhe shkaktoi shpërndarje të mbetjeve. Nga të dhënat paraprake thuhet se Darja Dugin ka ndërruar jetë menjëherë. Babai i saj ka mbërritur në vendngjarje, sipas një videoje në rrjetet sociale. Edhe pse nuk kishte konfirmime të menjëhershme zyrtare për shkakun e shpërthimit, Komiteti Hetimor i Rusisë sot tha se dyshohet që shpërthimi ishte i planifikuar dhe i porositur. Nuk dihet nëse shpërthimi ishte atentat ndaj babait të saj, i cili është përshkruar si “truri” i kryetarit rus Vladimir Putin.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …