leoni

Në mungesë të kuorumit nuk u zgjodh kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kuvendi Komunal i Rahovecit në mbledhjen e mbajtur të premten, nuk ka zgjedhur Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, për shkak të mungesës së kuorumit në raundin e dytë të votimit. Në garë për pozitën e kryesuesit të Kuvendit ishin Sali Sallteku nga PDK, Afrim Dina nga AAK dhe Fehmi Cena nga LDK. Pas votimit të fshehët në raundin e parë, nga 10 vota kanë marrë Sali Sallteku PDK dhe Afrim Dina AAK, kurse Fehmi Cena i LDK-së mori 7 vota. Edhe pse ishin të pranishëm  në mbledhje, kuvendarët nga LV nuk kanë marrë pjesë në votim. Kur pritej votimi për raundin e dytë, ku në garë ishin dy kandidatët të cilët morën me shumë vota në raundin e parë, Sali Sallteku dhe Afrim Dina, në sallë nuk ishin të pranishëm kuvendarët e PDK-së dhe LDK-së. Në mungesë të kuorumit, kryesuesi i mbledhjes Rexhep Oruqi, konfirmoi mbylljen e mbledhjes. Sipas ligjit për vetëqeverisjen lokale dhe udhëzimit administrativ Nr 2009/01 për procedurën e zgjedhjes dhe përgjegjësitë e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës bëhet më së largu 30 ditë pas konstituimit të Kuvendit. Konstituimi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit, është bërë me datë 22 dhjetor 2017. Kuvendi i Komunës së Rahovecit, ka 31 anëtarë dhe përbëhet nga tetë subjekte politike. PDK ka 9 anëtarë, AAK 7 anëtarë, LDK 7 anëtarë, LV 4 anëtarë, AKR 1 anëtarë, Nisma 1 anëtar, Iniciativa Qytetare për Drejtësi dhe Unitet 1 anëtar dhe Lista Serbe 1 anëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …