Në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore, Kurti i Vetëvendosjes, nuk ka prezantuar ende një program të qartë për katër vitet e ardhshme, duke preferuar të theksojë “arritjet” e qeverisjes aktuale dhe të intensifikojë sulmet ndaj opozitës. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përsëriti sloganin “hajnat në burg” dhe foli për Byronë Vetting-ut, duke akuzuar opozitën për pengesa. Megjithatë, ajo nuk ofroi prova konkrete për progres në reformën ligjore gjatë mandatit të saj. Albin Kurti, e përqendroi fjalimin e tij duke barazuar LDK-në dhe PDK-në si forca të pandryshuara dhe duke përdorur një gjuhë fyeses e denigruese në ekzaltimin e tij, delirant, para vuvuzelave, që i brohorasin si të çoroditur dhe Në mungesë të një programi të qartë qeverisës, Kurti me kohortat e tij po përpiqet të mbajë vëmendjen e elektoratit përmes sulmeve ndaj opozitës dhe theksimit të “sukseseve” të diskutueshme të qeverisjes.
Kontrolloni gjithashtu
Selim Pacolli: Sllatina e Vitisë zgjedh Familjen si testament të harmonisë dhe solidaritetit
Në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi …