Sot në Muzeun Kombëtar të Tiranës është hapur ekspozita:“Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë” e autores, Fetnete Ramosaj. Ekspozitën e ka hapur Instituti pёr Hulumtime tё Krimeve tё Luftës nё Kosovё nё bashkëpunim me Ambasadёn e Kosovёs nё Tiranё Në emër të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë ka folur Ismet Salihu, i cili nё fjalën e tij hapëse tha se këto fotografi tregojnë një segment të pushtetit serb që ka kryer ndaj popullatës së pafajshme shqiptare dhe kërkoj që shteti të veprojë sipas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare. Duke falënderuar pjesëmarrësit dhe në mënyrë të veçantë Muzeun Historik Kombëtar që mundësoi hapjen e kësaj ekspozite në Tiranë, autorja Ramosaj u shpreh se në këtë ekspozitë janë të pasqyruara krimet të cilat janë bërë mbi shqiptarët, duke përmendur krimet mbi familjen Jashari nё Prekaz, masakrën e bërë në Burgun e Dubravës e shumë masakra të tjera. Ekspozita ka 200 foto, dokumente e faksimile dhe do tё mbetet e hapur deri mё 17 prill.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …