Me ndërmjetësimin e të dërguarit special të kryetarit Trump, Richard Grenell, është nënshkruar marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të cilën SHBA-të e kanë quajtur historike, ka ndodhur në Mynih të Gjermanisë. Pak para se të nis Konferenca e Sigurisë në Munih, kryetarët e të dyja vendeve – Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq – kanë firmosur letrën e shprehjes së interesit për autostrada dhe letrën e shprehjes së interesit për hekurudha. Përmes këtyre letrave, Kosova dhe Serbia shfaqin gatishmërinë për rihapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore dhe rrugore si dhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy kryeqytetet me njëri-tjetrin, ashtu si edhe me Europën.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …