leoni

Në Nagac të Rahovecit filloi projekti “Rregullimi i shtretërve të lumenjve nga Hoça e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac deri në Krushë të Madhe”

Me qëllim të parandalimit të ndotjes së lumenjve, e cila ndot në masë të madhe mjedisin, parandalimit të vërshimeve dhe rehabilitimin e atyre pjesëve që janë të nevojshme, në Ditën Botërore të Planifikimit Hapësinor, në Nagac të komunës së Rahovecit filloi projekti “Rregullimi i shtretërve të lumenjve nga Hoça e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac deri në Krushë të Madhe”, LOT 2, me vlerën: 555,535.87 €, i cili përfshin vendbanimet Hoçë e Vogël, Nagac dhe Krushë e Madhe. Në vënjen e gyrthemilit ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.  Projekti është investim i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilin e implementon Komuna e Rahovecit. Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza, ndërtimi i urave, ndriçimi dhe stazat për ecje janë disa nga elementet që do ta përcjellin këtë projekt, i cili do të ketë dobi të shumta për banorët e kësaj zone. Duke e ditur që shkaktari kryesor i ndotjes së lumenjve është faktori njeri, kryetari Latifi i lutë qytetarët që ta ruajmë duke shmangur të gjitha elementet që mund të çojnë në shkatërrim të kësaj që sot po fillohet të ndërtohetë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …