Në fshatin Nagac të komunës së Rahovecit, sot janë përkujtuar, nderuar dhe janë bërë homazhe për dëshmorët Nesimi Elshani dhe Habib Gashi, si dhe martirët e rënë të këtij fshati. Në homazhe dhe nderime të pranishëm ishin kryetari i komunës, z.Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.
