Në nderim, kujtim e mos-harrim, sot në Deçan, u mbajtën aktivitete, tematike e shkencore, për heroinën e Kosovës, Fetnete Ramosaj

Në nderim, kujtim e mos-harrim,  sot në Deçan u mbajtën  aktivitete, tematike, kulturore, përkujtimore e shkencore, për heroinën e Kosovës, Fetnete Ramosaj. Fillimisht, në sallën e Qendrës Rinore, në orët e paradites u mbajt tryeza shkencore, kushtuar luftëtares së lirisë, informatores  e reporteres nga zonat e luftës, aktivistes, veprimtares, publicistes, shkrimtares, Fetnete Ramosaj.

Pjesëmarrësit,  kanë folur për kontributin e saj shumëdimensional, para, gjatë dhe pas luftës, në Kosovë e më gjerë. Ata vlerësuan se tërë jeta dhe vepra e saj, edhe pse u nda nga jeta në moshë të re, ka qenë në dobi dhe në shërbim të kombit e Atdheut. Zbulimi i bustit të Heroinës së Kombit, Zërit të UÇK-së, Fetnete Ramosaj, bë në orën 11:00 në Kompleksin Kulturor ‘Qendra Rinore’,  në Deçan, e cila  bart emrin e Heroinës.

Në këto aktivitete morën pjesë familjarë të heroinës, bashkëluftëtare e bashkëluftëtarë të saj, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputetë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, veteranë e invalidë të luftës dhe liridashës nga  Rajoni i Dukagjinit dhe i tërë Kosovës. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkëluftëtarja e tij. Fetnete Ramosaj, përmes veprave të saj siguroi që koha mos ta ndalë kujtesën për luftën tonë të lavdishme. “Ajo bëri luftë të dyfishtë, në front dhe si kroniste, duke dëshmuar të vërtetën e luftës së UÇK-së, dhe duke e përjetësuar luftën çlirimtare dhe mbajtjen gjallë idealin e lirisë ndër breza. Përjetë falënderues dhe mirënjohës ndaj heroinës, Fetnete Ramosaj!”, ka thënë Haradinaj.

Fetnete Ramosaj, me botën e saj  intelektuale, mbartte kredo dhe dinjitet të lartë shoqëror dhe shkencor, ajo ishte nus prodhim i kohës me bërthamën e ADN-së së UÇK-së, të mbëltuar me vlerat e fisnikëruara kombëtare e humane. (RKL)

 

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …