Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, familje të dëshmorëve, invalid dhe veteran të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe në kuadër të aktiviteteve të “Epopesë së UÇK-së”, Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së me datën 06.03.2021 në ora 11:00 organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.
Lavdi e nderim i përjetshëm për të rënët e luftës së UÇK-së!