Në nderim të 28 Nëntorit “Ditës së Flamurit”, sot janë bërë homazhe në kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan

Në nderim të 28 Nëntorit “Ditës së Flamurit”, sot janë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan

Në nderim të 28 Nëntorit “Ditës së Flamurit”, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, kanë bërë homazhe në kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Paraprakisht kanë marrë pjesë në inagurimin e dy lapidarëve kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Deçanit në fshatin Isniq dhe Carrabreg të Ulët. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se po nderojnë dëshmorët dhe heronjtë e kombit, derisa ka uruar festën e flamurit. Ndërsa, kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se e kanë zgjedhur 28 Nëntorin për inaugurimin e dy lapidarëve duke e ditur rëndësinë e kësaj date për shqiptarët. Haradinaj në homazhe është shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ai i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, si dhe deputetë të kësaj ane.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: PDK-ja nuk e voton Donikën dhe Albulenën – të tjerët nga LV janë të mirëpritur

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar sot para fillimit të seancës …