Për të nderuar Dëshmorin Anif Muji dhe martirët e rënë në Luftën Çlirimtare, si dhe për të përkujtuar shpërnguljen dhe djegien e fshatit Struzhe më 31.03.2025, e hënë, Këshilli Organizativ ka përgatitur një program përkujtimor si në vijim:
-
10:00 – Homazhe para varrezave të Dëshmorëve në Landovicë;
-
12:00 – Programi kulturo-artistik në shkollën “Anif Muji” Struzhe;
-
12:20 – Vënia e kurorave para bustit të dëshmorit dhe martirëve në fshatin Struzhe;
-
17:00 – Orë letrare në nder të kontributit në arsim të dëshmorit Anif Muji, përgatitur nga Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” në librarinë Altera, Prizren.
Përmes këtij përkujtimi, ne i nderojmë ata. Përulemi para heroizmit dhe sakrificës së tyre!
ANIF MUJA 18.07.1964 – 31.03.1999