Të enjten, më 10 prill 2025, duke filluar nga ora 18:00, në Sallën e Kulturës së Komunës së Shtimes, do të shfaqet premiera e filmit dokumentar kushtuar Heroit të Kosovës, Afrim Selmanaj (3.5.1973 – 11.4.1999)
Ky film dokumentar është realizuar nga TV Dielli dhe sjell rrëfimin e jetës, sakrificës dhe kontributit të jashtëzakonshëm të Heroit për lirinë e vendit.
Ftohen të gjithë qytetarët, dashamirët e kulturës dhe veprimtarisë atdhetare të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore dhe nderuese.