leoni

Në nderim të muajit të bekuar të Ramazanit, kryetari Latifi shtroi iftar, për Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës – dega në Rahovec

Mbrëmë, në nderim të muajit të bekuar të Ramazanit, kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi shtroi iftar, tashmë tradicional, për Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës – dega në Rahovec, drejtorë e punonjës të Administratës së Komunës së Rahovecit, këshilltarë të Kuvendit Komunal, drejtorë të shkollave, kryetarë të këshillave të fshatrave, zyrtarë policorë e qytetarë të komunës së Rahovecit.

“Muaji i Ramazanit na rikujton vlerat dhe virtytet e larta njerëzore, solidaritetin dhe sakrificën ndaj njëri-tjetrit dhe për njëri-tjetrin. Andaj, i falënderoj prijësit e besimit islam në Rahovec, të gjithë besimtarët e devotshëm, për rolin e mirë dhe pozitiv që luajnë në promovimin e paqes dhe të bashkëjetesës ndërfetare në komunën tonë.”- u shpreh kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …