Në nëntë-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gjeneral Shaban Shalës, sot u bënë homazhe dhe u mbajt një fjalë tematike në përkujtim të jetës dhe veprës së tij. Të pranishëm ishin familjarë, miq, veteranë, ish të burgosur politikë. Një fjalë rasti e mbajti, ish eprori i TMK-së, Safet Syla, ndërsa një fjalë përkujtuese, ish i burgosuri politik, Berat Luzha. Ai foli për jetën, kontributin dhe sakrificën e gjeneral Shaban Shalës, të cilën ia kushtoi kombit e atdheut. Më pas Agron Krasniqi hodhi kritika të ashpra lidhur me moskujdesin e institucioneve për trajtimin e varrit Shaban Shalës. Elmi Shala, vëllai i Shaban Shalës falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në homazhet që u mbajtën në 9-vjetorin e ndarjes nga jeta. Bashkëshortja e Shaban Shalës, Zyrafete Shala, shpalosi kujtime për jetën e stisur me aktivitete të shumta, por edhe të rënda të gjeneral Shalës, sikur ishte burgu, koha e luftës e pas luftës, e cila e gjeti gjithnjë dhe në çdo çast në shërbim të interesave të kombit e atdheut.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …