Kongresi i parë i kryetarëve të komunave të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë do të mbahet në nëntor të këtij viti. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i cili tha se me këtë paltformë do të identifikohen fushat e bashkëpunimit dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë. “Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që bashkëpunimin ta zgjeroj në nivel kulturorë, social dhe ekonomik, duke krijuar hapësirë dhe mundësi të njohjes e bashkëpunimit në një rrafsh më praktik”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …