Në një Komunikatë për medie në Nismës thuhet se ashtu si në të kaluarën, PDK edhe tani po e dëmton procesin zgjedhor

Në një Komunikatë për medie në Nismës thuhet se ashtu si në të kaluarën, PDK edhe tani po e dëmton procesin zgjedhor

Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetar të Drenasit dhe më gjerë, nëpërmjet kësaj komunikate po adresojmë reagimin tonë për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës e veçmas për Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), i bëjmë thirrje që të ruhen kushtet që ky proces zgjedhor i zgjedhjeve nacionale që të mos dëmtohet nga partia e cila shumë shpejtë pritet të mbetet në opozitë e kjo është PDK-ja. PDK në Drenas është duke ushtruar presion maksimal tek votuesit në forma të ndryshme, forma këto të njohura edhe nga proceset e kaluara zgjedhore. Njëra nder këto forma u manifestua edhe mbrëmë ku PDK-ja i obligoi mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme në Drenas të marrin pjesë në tubim zgjedhor. Po ashtu në tubimin zgjedhor të PDK-së i cili u mbajt në Palestren e sporteve “Hysni Jetullahu” në Drenas mesimdhenësit dhe nxenësit e Gjimnazit “Gj.K. Skenderbeu” si dhe SHMT “Fehmi Lladrovci” janë detyruar ta nderpresin mesimin me qellim që të marrin pjesë në tubimin zgjedhor të PDK-së, për këtë kanë raportuar edhe mediet të ndryshme.

PDK-ja dhe pushteti në shkuarje në Drenas vazhdimisht po iu bëjnë presion punonjësve të shërbimit civil në forma të ndryshme që vota e tyre të shkoj për PDK-në. Dëmtimi i procesit zgjedhor si dhe keqpërdorimi i objekteve komunale si dhe vet zyrës së Kryetarit të Komunës së Drenasit po vazhdon tutje nga vet Kryetari i Komunës z. Ramiz Lladrovci. Ai po shfrytëzon zyrën e Kryetarit të Komunes së Drenasit për të prezantuar aderimet në PDK. Ky veprim i tij është keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe zyrës së Kryetarit të Komunës sepse ajo zyre nuk i përket asnjë subjekti politik por të gjithë qytetareve të Komunës së Drenasit pa dallim. Për mendimin tonë ai aderim që e prezantoj z. Ramiz Lladrovci më së miri do të ishte të prezantohej të shtunën e kaluar në tregun e Komoranit, se sa në Komune sepse pas atij aderimi fshihet vetëm pazari dhe asgjë më shumë. I bëjmë thirrje Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të marr masa urgjente ndaj PDK-së sipas ligjeve dhe akteve tjera nënligjore në fuqi, në mënyrë që të zhvillohet proces i drejtë dhe i paanshëm zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti përshëndet njohjen e pasaportave nga Armenia, pavarësisht mungesës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet

Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës.  Kurti theksoi se ky është një hap i …