Në një organizim rasti në Skenderaj është festuar 8 Marsit

Në një organizim me rastin e 8 Marsit, ku janë mbledhur gra të jetës politike, kulturore, arsimore, aktiviste të shoqërisë civile, përfaqësuese të institucioneve publike në Skenderaj, kryetari i Komunës, Fadil Nura, në fjalimin emocionues drejtuar pjesëmarrësve, ka përmendur nënën e tij, për të cilën tha:

“Ka kohë që nuk jemi takuar. Pavarësisht kësaj, malli është i njëjtë.

Sot megjithëse nuk jam afër saj, ia njoh vuajtjet dhe mundimet për të na rritur dhe mbajtur si familje të bashkuar, me aq sa kishte mundësi dhe kushte.

Prandaj, përtej rrafshit personal, nëna mbetet personi i parë që të dashuron përjetësisht.

Dua të përmend edhe bashkëshorten time – Qamilen, për t’ia uruar edhe asaj 8 marsin.

Me falni që i përmenda dy të dashurat e mia. E bëra këtë për të treguar kujdesin dhe respektin ndaj familjes, sepse respekti për të tjerët mësohet në familje.

Prandaj, me respektin më të lartë për të gjitha ju këtu dhe të gjitha të tjerat që janë jashtë këtij ambienti,

Gëzuar 8 marsin!

Ky urim të jetë edhe zotim i ynë për të avancuar më shumë rolin e gruas në shoqëri”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …