Në një organizim solemn UKZ nis vitin akademik 2020/2021

Në një organizim solemn UKZ nis vitin akademik 2020/2021

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, me rastin e  fillimit të vitit të ri akademik 2020/2021, në një organizim solemn, para studentëve, drejtueseve të Këshillit Drejtues, stafit akademik dhe administrativ ka uruar të gjithë për një fillim të mbarë, duke ju dëshiruar arritjen e sukseseve maksimale. Ai ka thënë se pas sfidave të procesit të mësimit online që është mbajtur në semestrin veror të vitit akademik 2019/2020 dhe falë kontributit të gjithëve, vit akademik është përmbyllur shumë i suksesshëm. Rektori Kosumi tha se po e përmend këtë fakt për arsye të forcimit të besimit në mësimin online, duke bërë të ditur kështu se, për shkak të ruajtjes së shëndetit publik, viti akademik 2020/2021 do të fillojë në formë të kombinuar: në formën virtuale dhe fizike, por në të gjitha rastet duke respektuar masat Anti-Covid 19.

Rektori ndër tjerash ka porositur të gjithë që të punojmë edhe më shumë në mënyrë që të gjitha punët e mira të nisura, të japin rezultate, në mënyrë që universiteti të arrijë synimet që i ka para vetës.

“Me angazhimin e të gjithëve do të kontribuojmë në ruajtjen e shëndetit për familjet tona, studentëve tanë dhe gjithë shoqërisë”, ka thënë mes tjerash Rektori  Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi.

Shëndet, urime dhe shumë suksese!

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …