Në një rast përdorimi të armës arrestohet një i dyshuar dhe sekuestrohet një armë zjarri

Stacioni Policor në Gjakovë, pasi kishte siguruar një video incizim ku i dyshuari  G. T., mashkull kosovar i moshës madhore, me datën 03.08.2024 në fshatin Dol në Gjakovë, shihej duke shtëne me armë zjarri, ka ndërmarrë veprime të nevojshme  hetimore si rezultat i të cilave i dyshuari është arrestuar. Në posedim të tij është gjetur  dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, mbi dyshimin se e njëjta ishte përdorur  në rastin e raportuar.     Veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit, me  vendimin e të cilit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është  iniciuar rast penal “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Kontrolloni gjithashtu

Libri “Hyrje në Psikolinguistikë” nga autori Rrahman Paçarizi do të promovohet më 21 tetor, ditën e hënë, në orën 18:00 në librarinë “Dukagjini” te sheshi “Nëna Terezë”

Libri “Hyrje në Psikolinguistikë” nga autori Rrahman Paçarizi do të promovohet më 21 tetor, ditën …