KMDLNJ

Në një reagim të KMDLNj-së thuhet se po ushtrohet demonizim i padrejtë dhe i panevojshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Në një reagim të KMDLNj-së thuhet se po ushtrohet  demonizim i padrejtë dhe i panevojshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.  Pas zhvillimeve që përfunduan tragjikisht javën që shkoi me ç’ rast humbën jetën një polic i Serbisë në Lloznicë që dyshohej se u vra nga shtetasi i Kosovës, Faton Hajrizi, edhe ky i vrarë nga policia serbe, në Kosovë kërkohej fajtori dhe thuaja e tërë përgjegjësia adresohej te Shërbimi Korrektues i Kosovës. Shtizat e përgjegjësisë u drejtuan te Shërbimi korrektues duke e ndërlidhur me rastin e Faton Hajrizit i cili, kohë më parë u largua nga Burgu i tipit të hapur në Smrekonicë për të kaluar pastaj në Serbi në përpjekje për të shkuar në perëndim. U fol për trajtimin jo të mirë ndaj Faton Hajrizit pasi në vitin 2000 kishte vrarë një ushtar rus e që u dënua me 6 vite burg efektiv. Në atë kohë KMDLNj-ë ka vizituar Fatonin në burgun e Dubravës dhe kërkesa kryesore ka qenë që të transferohet në burgun për të mitur por se ndërkombëtarët që realisht kanë udhëhequr me Shërbimi nuk ka pranuar. Në vitin 2000 vendorët nuk kanë vendosur asgjë për të burgosurit dhe vendimmarrja ka qenë 100 për qind e ndërkombëtarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …