Në një seri të sulmeve nga vetëvrasës fanatikë kundër faltoreve alavite në Damask janë vrarë më së paku 130 vetë

Në një seri të sulmeve nga vetëvrasës fanatikë kundër faltoreve alavite në Damask janë vrarë më së paku 130 vetë, pikërisht në kohën kur Rusia dhe Amerika kanë shënuar përparim në bisedimet për ndërprerjen e luftimeve dhe zgjidhjen e konflikteve në Siri. Shteti Islamik, Siri Irak ka marrë përgjegjësinë për këto sulme të cilat janë orientuar kundër alavitëve të Bashar Assadit, regjimi i të cilët deri tani ka vrarë rreth 300 mijë sirianë dhe ka dëbuar  nga vendi afër 11 milionë banorë. Disa burime të lajmeve saktësojnë se numri i të vrarëve në Damask dhe Hums është shumë fish më i madh. Në mesin e të vrarëve ka edhe gra e fëmijë. Po ashtu gjatë sulmit të vetëvrasësve thuhet se  janë dëmtuar mbi 60 lokale e ndërtesa të qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …