Në një shkrim të publikuar në “New York Times”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi, rrezikun për një konflikt të ri në rajon. Ai përmendi eskalimet e fundit nga liderët serbë dhe përpjekjet për destabilizim që kanë ndodhur në muajt e fundit. Kryetari serb, Vuçiq, reagoi menjëherë pas publikimit të opinionit të Kurtit, duke e akuzuar këtë të fundit se është i vetmi që dëshiron luftën. Ëndrrat e Kurtit janë luftërat, ndërsa ëndrrat e mija janë suksesi, rritja ekonomike dhe industriale e Serbisë,” tha Vuçiq. Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, i njohur për skandale dhe gënjeshtra ka deklaruar se Albin Kurti gjatë kohës së burgut kishte paguar për kushte më të mira në burgun e Pozharevcit, duke spiunuar shokët e tij ushtarë. Kryeministri, Kurti, në asnjë vend nuk ka përmendur faktin se pikërisht për të garantuar sigurinë në Kosovë prej qershorit të vitit 1999 janë dislokuar në Kosovë, forcat paqeruajtëse të KFOR-it, të cilat janë garanci e sigurisë. Pse e shpërfillë dhe e anashkalon këtë fakt vetëm ai e di.
