Në një vjetorin e ndarjes nga jeta është përkujtuar sot Hashim Saliuku ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare. Atë e ka kujtuar Fehmi Rama i cili përshkruan atë si njeri unifikues, me reputacion të madh dhe që kishte synime qartësisht të artikuluara për çështjen kombëtare. “Në nderim të një vjetorit të kalimit në përjetësi të njërit nga luftëtaret eminent të UÇK-së që kishte Gradica dhe Ortakolli i Çyçavices. Hashim Saliuku ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, për veprimtarin e tillë policia serbe e arrestojë dhe maltretojë. Më të vërtetë përjetoi tortura të rënda, por këto tortura nuk e ndalën në synimet e tij atdhetare. U inkuadrua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe shërbeu më nderë dhe përgjegjësi. Hashim Saliuku ishte strumbullar unifikimi dhe kishte reputacion tejet të madh. Lavdi!”, ka shkruar Fehmi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …