Në një vjetorin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi është vënë gurthemeli i shtatores së tij në Prishtinë, me modelin e të cilës nuk u pajtuan familjarët e veprimtarit Demaçi.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i cili për Demaçin foli fjalë të mëdha duke e konsideruar si frymëzues i brezave për liri.Haradinaj tha se vendosmëria e veprimtarit Adem Demaçi i duhet popullit të Kosovës për të qëndruar konsistent në mbrojtjen e të drejtës nacionale. Kryetari i Shoqatës të të Burgosurve Politik, Hydajet Hyseni tha se tani baca Adem në bronz do jap mesazhet e tij ndër breza. Por modeli i përzgjedhur për shtatoren e simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi u kundërshtua nga vetë familja e tij. Këtë shqetësim para të pranishmeve e paraqiti djali i Demaçit, Shqiptari, i cili tha se për këtë shtatore ka zgjidhje më të mira.“Desha ta shpreh një shqetësim edhe publikisht ne si familje nuk jemi pajtuar që kjo shtatore dhe ky modeli që është prapa nesh mos të jetë model ideor i ngritjes së shtatores në këtë formë, mendojmë që ka zgjidhje edhe më të mira për zgjidhje të një projekti për shtatoren me bacën Adem Demaçi”, tha djali i Adem Demaçit.