Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të studiueses, luftëtares së lirisë intelektuales dhe veprimtares, Fetnete Ramosaj

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të studiueses, luftëtares së lirisë intelektuales dhe veprimtares, Fetnete Ramosaj

Raportet tonike të reporteres së luftës, Fetnete Ramosajt, zëdhënëse pranë Komandës së Zonës Operative të Dukagjinit.

 

1 qershor 1999 Fetnete Ramosaj-Sektori për informim nga Zona Operative e Dukagjinit

Sot në rajonin e Zonës Operative të Dukagjinit që prej orës 4 e 30 të mëngjesit po zhvillohen luftime të rrepta mes forcave okupuese serbe dhe njësive të rregullta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftime më të rrepta janë duke u zhvilluar në vijën frontale Pozhar, Lumbardhë, Dashinoc, Vranoc deri në Buqan, ku forcat serbe kanë sulmuar me një numër të madh forcash këmbësorie 12 tanke 4 praga dhe mjete tjera të blinduara. Pozicionet e UÇK-së, vazhdimisht po granatohen me artileri të rëndë, nga tanket e minahedhësit e kalibrave të ndryshëm, 62 mm, 82 mm dhe 122 mm, nga prapavija e armikut si nga Pozhari. Lluka e Poshtme, Kodrat e Kotradiqit dhe Barani. Njësitë e rregullta të UÇK- së, me sakrificë e qëndresë të pashembullt po i bëjnë ballë me sukses kësaj ofensive të forcave ushtarake policore e paramilitare serbe, duke i mbrojtur me çdo kusht pozicionet e veta. Deri në këto momente në radhët e UÇK- së, nuk ka humbje në njerëz, ndërsa nga radhët e armikut janë vrarë tre polic serb dhe në fshatin Lumbardhë është shkatërruar një autoblindë e policisë serbe.

4 qershor 1999 raporti tonik nga Fetnete Ramosaj

Gjatë tërë kohës së zhvillimit të luftimeve forcat serbe po bëjnë presion të vazhdueshëm duke granatuar me artileri të rëndë nga një vijë mjaft e gjerë harkore, duke filluar nga Shaptej, Irzniqi, Pozhari, Lumbardhi, Broliqi e deri tek kodrat e Kotradiqit. Në orët e paradites forcat ushtarake policore e paramilitare serbe, tentuan të depërtojnë në pozicionet e UÇK-së, edhe nga drejtimi i Gërgocit, por edhe kjo tentativë u pengua nga luftëtarët e Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”. Gjatë luftimeve të zhvilluara në Gërgoc ra heroikisht luftëtari Selim Salihu nga Gërgoci. Luftëtarëve të UÇK-së, të rajonit të zonës Operative të Dukagjinit, një ndihmesë e veçantë dje dhe sot ju dha nga forcat ajrore të NATO s, të cilat kryen një varg sulmesh ajrore mbi pozicionet dhe bazat e artilerisë së rëndë dhe mjeteve të blinduara serbe si në fabrikën e pompave me piston dhe në fabrikën e mobileve Shipad në Deçan ku ishin të stacionuara një numër i konsiderueshëm i tankeve, topave, minahedhësve, kamionëve ushtarak dhe mjeteve tjera ushtarake. Po ashtu janë goditur edhe pozicionet serbe në Sukë të Vogël, në Gërgoc, në Kralan, në Shaptej, në Gllogjan, në Llukë të Poshtme, në Smolicë, në Shkollë të Botushës, Jasiq e të tjerë ku u janë shkaktuar dëme të mëdha forcave serbe.

9 qershor 1999 zhvillimet e 24 orëve të fundit në Dukagjin nga reporterja e luftës Fetnete Ramosaj

Edhe pse gjatë orëve të mesditës së ditës së djeshme intensiteti i luftimeve ishte më i ulët në krahasim me ditët e mëparshme, sërish forcat serbe i sulmuan pozicionet e UÇK së, në Ratishë të Epërme e në Dashinoc, por hasën në rezistencë të fuqishme të njësive të UÇK së , të cilat i zmbrapsen me sukses. Mbrëmë në mes një aksioni të kryer mes fshatrave Lumbardhë e Dashinoc njësitë e Togës së parë, të Kompanisë së tretë të Batalionit të parë të Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”, zunë një kamion të forcave serbe me një sasi të konsiderueshme municioni, pajisje të ndryshme ushtarake, mjete sanitare, dhe vranë tre polic serb. Gjatë ditës së sotme në ZOP të Dukagjinit po zhvillohen luftime sporadike përgjatë vijave të frontit.

10 qershor 1999

Edhe përkundër arritjes së marrëveshjes për tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, edhe gjatë ditës së sotme forcat serbe po vazhdojnë me provokime ndaj pozicioneve të UÇK së. Kështu gjatë paradites në drejtim të pozicioneve të UÇK- së, në drejtim të Ratishit të Epërm, Pozharit e Dashinocit ka granatime sporadike. Në shumë rajone të ZOP të Dukagjinit si në Smolicë, Ramoc, e vende të tjera të Rekë së Keqe forcat serbe, janë duke djegur masovikisht shtëpitë e shqiptarëve. Ato në shumë rajone kanë bërë edhe minimin e terrenit dhe rrugëve kryesore dhe rrugicave të fshatrave ku ishin të stacionuara si në Broliq, Kodradiq, Lumbardhë, Pozhar etj.

Dje rreth orës 17 e 30 minuta një njësit i UÇK- së, i ndihmuar edhe nga Njësia Speciale dhe Togu i Batalionit të Parë të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” në lagjen e Elshanëve në fshatin Ozdrim likuidojnë katër polic të uniformuar serb, të cilët kishin hyrë për të djegur dhe plaçkitur shtëpitë e kësaj lagjeje. Ky aksion u ndërmor në shenjë hakmarrjeje të rënies së eprorit të Njësisë Speciale Minhen Dervishaj i cili para disa ditësh ra heroikisht në këtë vend. Njësiti u kthye pa humbje.

25 maj 1999

Dje gjatë tërë ditës në ZOP të Dukagjinit u zhvilluan luftime tejet të rrepta.

Njësitë e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” kanë marrë një sulm të furishëm kundër forcave serbe të pozicionuar një ditë më parë në Lumbardhë, të cilët i detyruan të lëvizin nga këto pozicione duke lënë të vrarë 7 polic serb, kufomat ë të cilëve nuk kanë arritur ti tërheqin nga vendi i ngjarjes. Me këtë rast njësiti i UÇK- së, ua mori forcave armike 20 automatik, 30 bomba, një pushkë mitrolez dhe armatim tjetër. Luftimet më të ashpra u zhvilluan në vijën e frontit Vranoc, Buqan, Llugagji, në këtë vij njësitet e Brigadës 135 Agim Zeneli gjatë tërë ditës luftuan kundër forcave ushtarako policore serbe. Ata përdorën 10 tanke 3 Praga, 25 mjete tjera të blinduara, minahedhës 62 mili metërsh dhe forca të shumta këmbësorie për ti mposhtur njësitet e UÇK-së. Në radhët e armikut ka pasur humbje. Kurse në radhët tona afër Gllavicë së Vranocit ranë heroikisht tre luftëtar të Brigadës 135 “Agim Zeneli”: si Adrian Kelmendi nga Kusuriqi polic ushtarak, Muharrem Kelmendi nga Peja dhe një luftëtarë nga Qallapeku. Janë plagosur edhe katër luftëtarë të tjerë. Në këtë vij fronti edhe gjatë ditës së sotme luftimet janë duke vazhduar me të njëjtin intensitet, por njësitet e Brigadës 135 “Agim Zeneli” të ndihmuar edhe nga njësitet e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, e të Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” po qëndrojnë të pamposhtura në pozicionet e veta duke u shkaktuar dëme të mëdha armiqve. Deri më tani gjatë ditës së sotme janë vrarë 7 polic serb. Luftimet e ashpra janë duke u zhvilluar edhe në vijën Pozhar, Lumbardhë si dhe në brezin kufitar Kosovë Shqipëri ku njësitet e UÇK së po përparojnë dukshëm duke i shkaktuar dëme të mëdha armikut. Gjithnjë duke qenë në epërsi kundër forcave pushtuese serbe.

Në orët e hershme të mëngjesit gjatë një përleshje me forcat policore ushtarake serbe në Rugovë të Gjakovës u vranë 22 veta, disa prej të cilëve ishin luftëtarë të UÇK së, të Zonës Operative të Dukagjinit. Në përballje të rreptë me armikun ranë heroikisht këta luftëtarë: Agush Gjoci nga Rashiqi i Pejës, Agim Zeneli nga Jabllanica e Gjakovës, Sejdi Avdyl Rama nga Smolica e Gjakovës, Luan Avdi Smajli nga Jabllanica, Valon Gashi nga Zllakuqani i Pejës, Daut Idriz Kelmendi nga Banjë e Istogut, Agron Osman Rama nga Smolica e Gjakovës, Naim Xhafer Gashi nga Sfërka e Klinës, Lulzim Qazim Ademaj nga Smolica e Deqanit. Ndërsa sot rreth orës 12 në Jabllanicë të Gjakovës, u bë varrimi i dëshmorit Agron Osman Rama, i cili u vra ditë më parë në përleshje me forcat serbe në Rogovë të Gjakovës. Në varrim morën pjesë, shumë ushtarak nga Brigada 131, 132, 134 komandant i së cilës ishte Agron Rama. Varrimi i tij u përcoll nga Togu i nderit të Brigadës 132 të komandës të Zonës Operative të Dukagjinit. Fjalimin mortor e lexoi ushtarja Ajshe Mulaj.

24 prill 1999

Prej datës 27 mars e deri më tani në ZOP të Dukagjinit u zhvilluan luftime të rrepta në mes të forcave të shumta ushtarako policore serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë rajonin e Komunës së Deqanit, Gjakovës, Pejës, Istogut e tërë Rugovës, Në të gjitha vijat e frontit luftëtarët e UÇK së treguan vendosmëri heroizëm e guxim të pa shoq duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave serbe si në njerëz ashtu edhe në teknikë luftarake. Prej datës 2 deri me 5 prill për katër ditë me radhë forcat serbe ndërmorën një ofensivë të ashpër kundër UÇK-së, në rajonin e Dushkajës, duke sulmuar fillimisht fshatin Kralan ku ditë më parë ishin strehuar mbi 30 mijë të zhvendosur nga Klina Skenderaj e komuna tjera gjë që e vështirësoi së tepërmi rezistencën e njësive të UÇK- së. Me gjithë këtë njësitet tona u treguan të pathyeshme përballë forcave të shumëfishuara serbe në vijën frontale Kralan, Bokshiq, Çeskovë, Buqan, Jabllanicë, Zhebel, por edhe në anën ku operon Brigada 132 “Myrtë Zeneli” dhe Brigada 135 “Agim Zeneli”. Qëndresë e pathyeshme u bë edhe në vijën e frontit Ratishë, Lumbardhë, Pozhar, Kodrali e Llukë, ku operon Brigada 131 “Jusuf Gërvalla”. Në këto luftime ranë heroikisht: Elez Ramë Geci nga Lluka e Poshtme ndihmës komandant për moral pranë Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Maxhun Berisha nga Prapaqani, komandant Kompanie pranë Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Artan Mehmetaj nga Gllogjani pjesëtar i Brigadës 131, një vullnetarë nga Shqipëria pjesëtar i Brigadës 134 “Bedri Shala”, Visar Miftari nga Gjakova pjesëtarë i Njësisë Speciale, Kujtim Qallaku nga Baballoqi pjesëtarë i Njësisë Speciale, Fehmi Shala nga Cërmjani pjesëtarë i Brigadës 132, Shefqet Dervishaj nga Kralani pjesëtarë i Brigadës 132, Naser Ibrahimi nga Jabllanica, pjesëtarë i Brigadës 132, Zeqir Gashi nga Buqani pjesëtarë i Brigadës 135, Adem Delia nga Zhebeli Komandant pranë Brigadës 132.

Me 16 prill 1999 në një betejë të rreptë që u zhvillua fyt për fyt e dhëmb për dhëmb me forcat pushtuese serbe në Zhebel ranë heroikisht Dëshmorët Gllogjanas: Shkëlzen Hilmi

Haradinaj zëvendës Komandant i ZO të Dukagjinit për operacione, dhe njëri ndër luftëtarët më të hershëm të UÇK- së, luftëtarë e strateg i shkëlqyer, Fatmir Nimanaj, Arsim Halilaj, e Luan Nimanaj që të tre Eprorë pranë Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, duke lënë të vrarë në fushëbetejë me dhjetëra polic serb.

Prej datës 9 prill 1999 Njësitet e UÇK- së, thyen kufirin shqiptaro shqiptarë në rajonin e Rekës së Keqe dhe i sulmuan forcat ushtarako serbe duke korrur suksese të vazhdueshme luftarake, ata arritën ta vëjnë nënë kontroll Kosharën deri në afërsi të Junikut. Në këtë rajon ushtria dhe policia e armikut pati dhe ka dëme të mëdha në njerëz dhe në arsenal luftarak, njësitet tona po marshojnë përpara me hapa të sigurt. Në këtë rajon në këto luftime kanë rënë 9 pjesëtarë të UÇK-së. Në rajonin e Istogut ku operon Brigada 133 “Adrian Krasniqi” luftime më të rrepta u zhvilluan me 13 prill 1999 ku gjatë gjithë kohës kishte granatime të fuqishme. Në këto luftime të rrepta ranë Dëshmorët: Ismet Mustafë, Bicaj Vrellë, Muharrem Smajl Vuthaj Vrellë, Skënder Malush Maraj Vrellë, Nezir Salih Maraj Vrellë, Izet Rexhep Shatri Tomoc, Bujar Visoqi Llukavc i Begut, Abedin Dërvishaj Zabllaq, Xhafer Mehmetaj Zabllaq, Sami Gashi Prigodë, Smajl Fetahaj Vrellë, Sylë Qeta Trubuhoc, Qazim Hakaj Orrobërd, Nexhmedin Hakaj Orrobërd, Faruk Zekaj Radavc, Elez Berisha Ruhot, të gjithë pjesëtarë të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”. Ushtrisë dhe policisë serbe gjatë luftimeve në rajonin e Istogut iu shkaktuan dëme të konsiderueshme në teknikë lufte dhe në njerëz. Rreth 60 polic e ushtarë të vrarë, Aksionet e pushtuesve serb në këto anë po vazhdojnë me sukses. Përmendim këtu aksionet e datës 22 prill 1999 në Vrellë në lagjen e Berishajve ku njësiti gueril ka vrarë të paktën 5 policë serb dhe ka plagosur po aq të tjerë. Gjatë kësaj kohe trupat ushtarako policore serbe në fshatrat Lubozhdë, Vrellë, Prigodë, Radavc e Jabllanicë të Istogut kanë vrarë e masakruar mbi 15 civil shqiptarë.

Në Rugovë të Pejës prej datës 15 e deri më 20 prill 1999 u zhvilluan luftime të rrepta. Fillimisht ushtria serbe tentoi të depërtojë në Rugovë kah Qafa e Hajlës, por nuk arritën dot falë qëndresës të UÇK-së. Këtu u plagos rëndë Xhavit Salih Lajçi i cili vdiq sapo u dërgua në spital. Edhe të nesërmen luftimet ishin të intensitetit të lartë, serbët tentuan të depërtojnë kah Pepajt por falë vendosmërisë së UÇK-së, ato u kthyen prapa. Në këto luftime afër Hajlës ranë heroikisht: Selman Bekë Lajçi, magjistër i shkencave agronomike, përgjegjës për informim pranë Brigadës 136 “Rugova”, dhe njëri ndër themeluesit e saj, i cili tërë jetën ia kushtoj organizimit dhe veprimtarisë ilegale. Ndërsa pas daljes së UÇK- së, në skenë, iu bashkua radhëve të saj në nëntor të vitit 1997 dhe luftoi me armë në dorë deri në rënien heroike. Këtu ranë edhe Besnik Musë Lajçi, profesor i gjuhë shqipe, komandant i njësitit vëzhgues dhe njëri ndër themeluesit e Brigadës 136 “Rugova”, bashkë me Selman Lajçin, si dhe dëshmori Ramush Nik Lajçi polic ushtarak. Forcat serbe pasi s’mundën të depërtojnë kah Pepajt ndërruan drejtin kah Guri i Ndrenikës për tu bashkuar me forcat tjera serb që vinin kah Klina dhe Gryka e Rugovës.

Me 20 prill 1999 Ushtria Çlirimtare e Kosovës u detyra të tërhiqej nga pozicionet në Qafë të Qyqes e në Shtupeq të Madh, ku ranë Dëshmorët: Asllan Salih Nikçi, Faton Zeqir

Nikçi dhe Rifat Bekë Shala ushtarë të Batalionit të tretë të Brigadës 136 “Rugova”. Po këtë ditë ushtria serbe tenton të depërtojë kah Qafa e Dasmorëve ku gjatë tërë ditës kishte granatime të fuqishme nga Qakorri, si pasojë e të cilave u plagosën një numër i madh i ushtarëve tanë. Forcat serbe në këto beteja patën humbje të mëdha në njerëz.

Burimet nga Rozhaja bëjnë të ditur se duke ikur për në Mal të Zi një numër i konsideruar burrash janë ndarë nga familjet të cilët janë arrestuar e më vonë janë pushkatuar.

Në rrethinën e Gjakovës po vepron me sukses Brigada 137 “Gjakova” duke goditur vazhdimisht forcat armike. Me gjithë vështirësitë e shumta në këtë ofensivë me gjithë dhembjen e shumë ushtarëve të dalluar e në mesin e tyre edhe të disa komandantëve duke pasur në barrë edhe popullsinë civile dhe një numër të madh të të plagosurve, shumica e të cilëve të palëvizshëm UÇK- ja, në ZOD arriti të bëj evakuimin e të gjithë të plagosurve dhe ti bëj ballë me sukses këtij tufani të egër sllav. Morali i ushtarëve është mjaftë i lartë. Radhëve tona gjithnjë e më shumë po u bashkohen ushtarë të rijnë. Çdo ditë po kryhen aksione të suksesshme kundër ushtrisë e policisë serbe. Pas vrasjes së qindra policëve ushtarëve e paramilitarëve serb jehonë të veçantë pati vrasja e kryekriminelit serb Millutin Prashqeviq, shef i sigurimit serb për Gjakovë me 21 prill 1999 në Madanaj bashkë me 6 pjesëtarë të elitës së tij që udhëhoqën pothuajse të gjitha aksionet terroriste e ofensivat kundër ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kryer krimet më barbare kundër popullsisë civile shqiptare në rajonin e qytetit të Gjakovës, komunës së Deçanit e të Dushkajës.

Fetenete Ramosaj zëdhënëse pranë Komandës së Zonës Operative të Dukagjinit.

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …