Në njëvjetorin e vdekjes u përkujtua ish zyrtari komunal dhe veterani i UÇK-së Elmi Paçarizi

Sot, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, u përkujtua Elmi Paçarizi, ekonomist, punëtor shumëvjeçar në Komunën e Malishevës dhe veteran i UÇK-së. Në një tubim përkujtimor në nderim të mbajtur me këtë rast, u fol për jetën dhe kontributin e Elmiut, gjatë jetës së tij. Në këtë tubim përkujtimor, fjalë rasti kanë mbajtur, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ish kryetari i komunës dhe bashkëpunëtori i Elmiut, Isni Kilaj dhe kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu. “Elmiu ka qenë një student i dalluar, më pas një punëtor i zellshëm,  veteran luftëtar, që nga ditët e para, më pas njëri nga themeluesit e administratës në Komunën e Malishevës së pasluftës, me pak fjalë, një njeri i kompletuar, një shembull për të gjithë ne, i cili edhe ka bërë dhe ka dhënë shumë për ne si komunë dhe si shoqëri”, tha mes tjerash në fjalën e rastit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Ndërsa ish kryetari i komunës dhe ish bashkëpunëtori i pandashëm gjatë tërë jetës, që nga fëmijëria, e deri në kalimin në amshim të Elmiut, Isni Kilaj, në fjalët e tij mes emocionesh, tha se “me Elmiun jemi rritur bashkë, dhe ai ka qenë një person i jashtëzakonshëm, i cili tërë jetën e tij luftoi dhe punoi për këtë vend, ishte një atdhetar i madh”. Metush Kryeziu, i cili foli në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, tha se “Elmiu na mungon të gjithëve, por jo edhe puna dhe kontributi i tij për Malishevën”. Më pas, është shfaqur edhe një dokumentar për Elmi Paçarizin, me titull “Ekonomisti dhe Çlirimtari Elmi Paçarizi”, prodhim i Radiotelevizionit “Malisheva 2001”.

May be an image of 4 people, crowd and text

Kontrolloni gjithashtu

12 biznese të reja (START UP) marrin përkrahje konkrete nga buxheti i Komunës së Rahovecit

Përmes Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm të Komunës së Rahovecit dhe sipas kritereve të …