Në shenjë kujtimi e mos harrimi për të vrarët e e të masakruarit shqiptar nga regjimi serb, kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj, bëri homazhe në fshatin Burim. Për shkak të situatës me pandeminë COVID -19, nuk u organizua akademi përkujtimore, dhe as tubim i qytetarëve nga Institucionet komunale. Begaj fillimisht bëri homazhe, në varrezat e 42 të vrarëve të 31 marsit të vitit 1999, që janë të varrosur në fshatin Dragobil, më pas bëri nderime edhe të vendi i ekzekutimit, në fshatin Burim. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka cilësuar si ngjarjen më të dhimbshme në Malishevë, që ka ndodhur gjatë luftës së fundit, ku nga forcat ushtarake dhe policore të shtetit të Serbisë, 21 vjet më parë, pikërisht, më 31 mars të vitit 1999, janë vrarë 34 persona nga fshatrat Astrazup e Dragobil, si dhe tetë persona të fshatrave të tjera. Falë gjakut të dëshmorëve të kombit dhe martirëve nëpër kohë dhe histori, sot kemi Shtetin e Pavarur dhe Sovran të Kosovës tha mes tjerash kryetari i Malishevës, Ragip Begaj.