Në Pakistan po mbahen protesta masive dhe të fuqishme kundër arrestimit të liderit të partisë, Tehrik Labaik Pakistan, i cili ka bërë thirrje për dëbimin e ambasadorit francez nga Pakistani, për shkak të karikaturave të Profetit Muhamed. Franca u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të saj në Pakistan që të largohen nga ky vend për shkak të protestave të dhunshme kundër Francës. Ambasada franceze në Islamabad paralajmëroi për kërcënime serioze ndaj interesave të Francës në Pakistan. Dy oficerë të policisë u vranë këtë javë gjatë përleshjeve të reja me protestuesit. Protestat kanë shpërthyer disa muaj më herët, pasi një revistë franceze ka publikuar karikaturat e Profetit Muhamed, të cilat i ka lejuar dhe i ka mbështetur presidentit francez, Emmanuel Macron. Ky qëndrim i Makronit ka shkaktuar zemërim në Pakistan, dhe në shumë vende islame kudo në botë.
