Në pamundësi për ta shtrirë autoritetin dhe sovranitetin shtetëror në veriun e vendit, Albin Kurti e Xhelal Sveçla po presin që barrikadat e serbëve në pikat kufitare të largohen nga forcat paqeruajtëse të KFOR-i. Mirëpo këto forca nuk kanë treguar ende se kur mund t’i heqin ato. Ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje Serbisë që t’i heqë menjëherë barrikadat, ndërsa kryetari serb, Vuçiq ka deklaruar publikisht se nuk ka gisht në atë aksion të serbëve. Kryetarja Osmani i kërkoi emisarit amerikan, Gabrial Escobar të ndikojë në zhbllokimin e rrugëve. Në verë ishte hera e fundit kur në veri u krijua një atmosferë e tillë lufte, aq sa intervenimi i NATO-s nisi të merrej me mend natën e fundit të korrikut, kur në afërsi të këtyre dy pikëkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, strukturat ilegale të Beogradit ngritën barrikada, afër të cilave qëndronin persona të maskuar dhe të armatosur. Barrikadat u hoqën më 1 tetor, pasi Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …