Në Paris shpërthen dhuna gjatë protestës, raportohet për mbi 300 veta të arrestuar nga policia franceze

Në Paris shpërthen dhuna gjatë protestës, raportohet për mbi 300 veta të arrestuar nga policia franceze

Policia në Paris ka gjuajtur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve në protestën e sotëm anti-qeveritare. BBC shkruan se në qendër të qytetit janë mbledhur rreth pesë mijë protestues, ndërsa raportohet për së paku mbi 300 të arrestuar. Raportohet se rreth 90 mijë policë janë mbledhur në Francë për t’iu kundërvënë protestuesve. Po ashtu, raportohet edhe për 12 mjete të blinduara dhe tetë mijë oficerë të tjerë policorë. “Jelekëverdhët” po vazhdojnë protestat për të kundërshtuar taksën për karburantët. Edhe javën e kaluar janë arrestuar e lënduar qindra persona nga dhuna që shpërtheu në Paris në mes të Policisë dhe protestuesve.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …