Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt u bë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi. Në ceremoninë e zbulimit të këtij busti kanë marrë pjesë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, etj.

“Në Parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt, bashkë me familjarë të dëshmorëve të kombit, invalidë e veteranë të luftës çlirimtare, veprimtarë të shquar atdhetar, krerë politik e institucional dhe bashkëqytetarë, shpalosëm sot, bustin e veprimtarit atdhetar, heroit të Kosovës – Rexhep Halimi, si një gjurmë e historisë e lavdisë, përkujtim ndër breza për përpjekjen e sakrificën e heroit të Kosovës – Rexhep Halimi dhe mbarë popullit tonë për liri. Lavdi dëshmorëve të kombit dhe të rënëve për liri! Lavdi heroit të Kosovës – Rexhep Halimi!”, ka shkruar kryetari Aliu në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Me rastin e vdekjes tragjike të nxënësit Bleart Bekim Krasniqi, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi ka ngushëlluar familjen, personelin arsimor dhe nxënësit e SHFMU “Hilmi Hoti”

Me rastin e vdekjes së nxënësit Bleart Bekim Krasniqi – 21.11.2011- 18.09.2024 – Nxënës në …