Disa ditë para se liderët e Bashkimit Europian të vizitojnë Tiranën në kuadër të samitit të 6 dhjetorit, në Parlamentin Europian u miratua një rezolutë për Shqipërinë, me në fokus rritjen e transparencës dhe llogari dhënies. Rezoluta, e cila është diskutuar prej dy ditësh në Bruksel, gjatë mbledhjes së Komitetit Ndër parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin, ka bërë pjesë të saj edhe disa amendamente të propozuara nga Partia Demokratike. Shqetësimet kryesore të reflektara në këtë rezolutë kanë të bëjnë me transparencën e fondeve publike, dhe mbrojtjen e të dhënave personale, rritja e korrupsionit dhe lufta ndaj krimit të organizuar si dhe eliminimin e ndikimit politik në sistemin e drejtësisë. Deputetët e opozitës kanë ngritur shqetësimin e tre nismave qeveritare që sipas tyre shkojnë në kundërshtim me legjislacionin e Bashkimit Europian, siç janë pasaportat e arta dhe amnistia fiskale. Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë fjalës së tij i ka kërkuar Parlamentit Europian të mbështesin Ballkanin e Hapur, si një instrument që sipas tij vë në zbatim çështjet e adresuara në procesin e Berlinit.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …