Në një proces të rregullt dhe demokratik Afrim Krasniqi u zgjodh me shumicë votash, kryetar i këshillit të fshatit Pastasel, Enver Kabashi, po ashtu u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit Zaqisht dhe Skënder Krasniqi u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit Opterushë. Urime kryetarëve dhe këshillave të zgjedhur, mbarësi e suksese! Takimet për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave të fshatrave, lagjeve urbane dhe vendbanimeve të komunës së Rahovecit, organizohen nga anëtarët e Kuvendit Komunal Rahovec dhe Ekzekutivit Komunal.