Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, përfaqësues të OVL të UÇK-së, me familjarë e bashkëqytetarë, në Pataqan të Ulët, në 21 vjetorin e rënies, kanë kujtuar katër dëshmorët e rënë për liri: Reshat Zekën, Sadki Sylejmanin, Bekim Ahmetin dhe Namik Zekën. Njëherësh, janë kujtuar edhe tre qytetarët e vrarë nga forcat pushtuese serbe: Shemsie Hotin, Sutki Hotin nga Pataqani i Ulët dhe Ferat Dakën nga Rahoveci. Ata dhanë jetën për lirinë që ne e gëzojmë sot, kurse ne kemi obligim të kujtojmë përjetësisht jetën dhe veprën e të gjithë atyre që sakrifikuan për Atdhe! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.