Në PE pritet të votohet për hyrjen në fuçi të MSA në mes BE-së dhe Kosovës

Sot
në Parlamentin Evropian pritet të votohet për hyrjen në fuçi të Marrëveshjes së
Stabilizim Asociimit në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Gjatë debatit të
mbrëshmëm në Parlamentin Evropian, raportuesja për Kosovën në Parlamentin
Evropian, Ulrike Lunaçek, ka deklaruar se  Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është një
akt historik në raportet në mes të Kosovës dhe BE-së, sepse është dokumenti i
parë që rregullon raportet kontraktuale në mes të këtyre palëve. Ne duhet ta
shfrytëzojmë rastin që përmes kësaj marrëveshje të ndihmojmë edhe procesin e
liberalizimit të vizave me Kosovën, në mënyrë që kosovarët të mos jenë të
vetmit qytetarë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk gëzojnë
lëvizjen pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian, ka theksuar eurodeputetja
Ulrike Lunaçek.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …