Sektori i ujit të Kosovës përfiton nga një projekt i madh për trajtimin e ujërave të zeza: Qeveria Zvicerane (përmes SECO), Republika Federale e Gjermanisë- përmes German Development Bank (KfW), Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Pejës kanë bashkuar fondet në vlerë prej 16.6 milionë euro për të ndërtuar një Impiant të Ri për Trajtimit e Ujërave të Zeza në Pejë, ka thënë të martën Ministria e Financave, permes nje komunikate
Financuesit e Projekti dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, kanë nënshkruar marrëveshjen për të mbështetur Fazën IV të përmirësimit të sistemit të ujërave të zeza në këtë rajon.
Kostoja e përgjithshme e vlerësuar për projektin llogaritet të jetë rreth 25 milionë euro. Financimi përbëhet nga një grant prej 8 milionë euro nga Qeveria e Zvicrës, 9 milion euro grant në kuadër të Bashkëpunimit Financiar Gjerman dhënë nga KfW-ja. Ndërsa fondet e mbetura për projektin do të sigurohen nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Pejës.
Ky projekt është një nga investimet më të mëdha në sektorin e ujërave të zeza në Kosovë. Projekti nuk është i rëndësishëm vetëm për qytetin e Pejës, por ka efekt ndërkufitar për të gjithë vendin ku përbëhet nga komponentët kryesore: ndërtimi i Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza, ndërtimi i një kolektori të ri dhe rehabilitimi i kolektorit të vjetër në qytet.
Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza do të ketë kapacitet ekuivalent për 60 000 banorë.