Në përfundim e sipër edhe dy rrugë në Budrikë e një në Radivojc

Ka filluar sot asfaltimi i rrugës së varrezave në fshatin Radivojc dhe gjithashtu është asfaltuar rruga “Ali Sahit Shabani”, në Budrikë  të komunës së Vitisë dhe është duke u punuar intensivisht në rrugën “Hatixhe Mustafa”, e cila rrugë është afër xhamisë së Budrikës. Punimet në rregullimin e këtyre rrugëve, i ka vizituar kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili ka theksuar se këto projekte që janë duke u kryer e duke u punuar në to, janë shumë të rëndësishme për banorët e këtyre lokaliteteve. Ai, po ashtu tha se projekte te tilla janë duke u kryer edhe në disa fshatra dhe do të vazhdohet me punime edhe nëpër vendet e tjera të komunës së Vitisë, në rregullimin e infrastrukturës rrugore. Kryetari Haliti po ashtu ka vizituar shkollën “Nazmi Pajaziti”, paralelja e ndarë në Budrikë, ku është duke u punuar në rregullimin e rrethojës së fushës sportive dhe oborrit të kësaj shkolle.

May be an image of 3 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …