Në përkrahje të iniciativës nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë, delegacioni i Komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryetari Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe familjarët e viktimave, ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Izbicë, duke vendosur lule të freskëta te lapidari në nderim të 147 viktimave të kësaj masakre. Komuna e Skenderajt i është bashkuar iniciativës nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, me aktivitete përkujtimore dhe homazhe, duke i nderuar viktimat e gjenocidit në Kosovë. Në vazhdën e aktiviteteve përkujtimore, në mbrëmje në Sheshin “Adem Jashari” janë ndezur qirinj, në kujtim të të gjitha viktimave.
Kontrolloni gjithashtu
39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale
Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …