Përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndër të parët u solidarizua me Kadri Veselin, i ftuar për hetime nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, në përkrahje të Kadri Veselit janë vënë edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj dhe shumë të tjerë, por ende mungon përkrahja qoftë edhe verbale e LDK-së dhe e Vetëvendosjes. Tani kur pritet të ngrihen edhe aktakuzat e para dhe të fillojë arrestimi nga Forca Speciale e Gjykatës, situata politike në Kosovë do të tronditet në shumë segmente, duke marrë para sysh faktin se do të intensifikohet propaganda kundër UÇK-së në Serbi, por edhe në Kosovë, sidomos nga disa qarqe tashmë të njohura, por edhe nga shumë medie, të cilat në vazhdimësi kanë propaganduar kundër UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …